Top Wall Paint

TOP WALL PAINT është një bojë e bardhë e përgatitur nga një emulsion i tipit  “polimer (PVA) në ujë” e destinuar për lyerje muri dhe tavane që përveç rezinave dhe ujit  përmban në përqindje të caktuara mbushësa, pigmente e shtesa të tjera sikurse janë karbonat kalciumi, hidroksietilcelulozë, talk, poliksiloksane, poliakrilat amoni,  hidroksid kaliumi, të cilët përmirësojnë vetitë e bojës.
Paketimi si e bardhë : 3 L , 9 L, 15 L
Tretja: 10-20%
Mbulueshmëria: 4-5 m2/L për një shtresë
Mjetet e punës: rrul, furqë, pistoletë Ajri
Koha e terjes: 3 – 4 orë