4 Seasons

Bojë akrilike 100% me cilësi të lartë për përdorim të jashtëm. Falë teknologjisë së saj të avancuar, sipërfaqja mbetet e pastër më gjatë, pasi është shumë rezistente ndaj grumbullimit të papastërtive dhe ndotësve. Është shumë rezistente ndaj kushteve atmosferike (nga rrezet e diellit, shiu etj) dhe ndotjes së ajrit, duke ofruar kështu qëndrueshmëri afatgjatë. E bardha është e çertifikuar si bojë e ftohtë që paraqet reflektim të lartë diellor (SR), emetim të lartë të rrezeve infra të kuqe (ε) dhe indeks të lartë të reflektimit të rrezeve diellore (SRI) duke ulur ndjeshëm temperaturën e mureve gjatë verës. Mijëra nuanca zgjasin në kohë dhe i rezistojnë zbehjes për shkak të rrezatimit të rrezeve UV. Është e lehtë për t’u aplikuar me fuqi të lartë mbulueshmërie, si dhe ngjitje të fortë në mure minerale si suva, betoni, gipsi dhe druri.
» Rezistencë ndaj kushteve klimatike
» Nuansë e bardhë të shkëlqyer dhe mundësi nuansimi
» Reflektim i lartë i rrezeve të diellit dhe qëndrueshmëri ndaj rrezeve UV
Paketimi si e bardhë: 3 L, 10 L
Paketimi (Baza P/T/D/A): 3 L, 10 L
Tretja: 5-10%
Mbulueshmëria: 11-13 m2/L
Mjetet e punës: Rollne, Brush, Pistoletë Ajri
Koha e terjes: 1-2 orë